Lajme
Betimi i qeverisë së re, Meta: Jam i detyruar të respektoj Kushtetutën
Demokracia
11:09 | 17 Shtator 2021

Share:

Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Korça se është i gatshëm në çdo moment për betimin e qeverisë “Rama 3”.

“Në çdo moment jemi të hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese për këtë proces. Parlamenti i ri ka nisur punë dhe uroj që të jetë një parlament sa më funksional demokratik. Natyrisht qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe njëkohësisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë”, u shpreh kreu i shtetit, pas dekorimit të 4 të përndjekurve politikë.

Ai tha se do të respektojë gjithmonë Kushtetutën dhe theksoi se shpreson që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament.

“Unë besoj që i gjithë protagonizimi im jo i zakonshëm nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës. Në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjithë institucioneve dhe në kushtet e përpjekjeje të për kapur institucione të tjera nga ana e qeverisë.Kështu që jam i detyruar të respektoj kushtetutën e Shqipërisë. Aktualish askush nuk duhet të prese që presidenti të marrë përsipër detyra që i takojnë aktorëve të tjerë politikë, shpresojmë që opozita të përmbushë detyrat e saj ën parlament, që parlamenti të jetë më funksional”, tha presidenti, teksa komentoi deklaratat e dy viteve të fundit për situatën politike në vend, shkruan euronews.al.

Meta nënvizoi se situata demokratike në vend është në një gjendje problematike, por tha  “se është shumë më mirë se situata katastrofike e para 25 prillit, në kushtet e zero opozitës në institucionet e vendit”.

Ai bëri edhe një koment për veprimet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye se nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që zoti Berisha është si vera sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet dhe më demokrat bëhet”, përfundoi Meta.

Të ngjashme