Lajme
​Agjencitë e Lajmeve të Ballkanit, diskutojnë për COVID dhe mundësinë e investimeve në Kosovë
Demokracia
10:27 | 17 Shtator 2021

Share:

Punimet e Konventës së 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Ballkanit (ABNA), kanë nisur me shfaqjen e një dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit dhe drejtuesit të agjencisë bullgare të lajmeve BTA, i cili ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Kongresit Botëror të Agjencive të Lajmeve Bullgare, Maxim Minchev.

Pronari i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Skënder Krasniqi i ka hapur punimet e sotme që po mbahen në Prishtinë dhe ka kujtuar mikun e tij dhe të agjencisë, Maxim Minchev.

“Në panelin e parë do të diskutojmë për situatën me COVID-19 në përgjithësi, ndërsa në panelin e dytë do t‘i kemi institucionet e Kosovës që do të flasin një pjesë, edhe për turizmin dhe mundësitë për ta vizituar Kosovën por edhe për të investuar në Kosovë. Ndërsa në panelin e tretë do të flasim çka pas COVID-it, çka do të ndodhë, si duhet të reagojmë ne sepse gjatë kësaj situate ngjarjet nga COVID-i siç kemi parë deri tani mund të ndryshojnë politikat tona të punës, të angazhimit, qoftë përmes online apo formave të tjera”, ka thënë Krasniqi.

“Media dhe Agjencitë e Lajmeve në epokën e PostCovid”, është tema që shënon kuvendin e sivjetmë të ABA e që po mbahet në Kosovë nën organizmin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Agjencitë e 12 shteteve të Ballkanit po qëndrojnë në Kosovë, ku do të diskutojnë rreth pandemisë dhe ndikimit që ka pasur në punën e medias.

Pritja e tyre është bërë dje në një organizim në Muzeun e Kosovës, ku të pranishmit janë njoftuar prej afër me historinë e vendit.

Të ngjashme