Një i mitur është arrestuar pasi ka kryer vjedhje në një market në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i mituri kishte vjedhur 15 çokollata, e ku vlera e tyre është 50 euro, shkruan Demokracia.com.
“Prishtinë, 15.09.2021-15:30. Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/