Lajme
Arrestohet gjakovari për fajde, policia ia sekuestron 10 mijë euro
Demokracia
10:07 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se është marrë me fajde.

Në raportin e policisë thuhet se gjatë arrestimit i janë gjetur edhe mjete financiare dhe janë sekuestruar 10 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

“FAJDE & DETYRIM- Gjakovë (NN) 16.09.2021 – 14:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura  në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme