Lajme
Vdes një person në Prizren, u rrotullua me traktor në mal
Demokracia
09:53 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, një person ka vdekur pasi që në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Përmes raportit 24-orësh policia ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë, shkruan Demokracia.com.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Prizren, 16.09.2021-16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com./

Të ngjashme