Lajme
Bideni ia harron emrin kryeministrit australian, e quan “ai shoku”
Demokracia
09:06 | 17 Shtator 2021

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket se ia ka harruar emrin e kryeministrit të Australisë, Scott Morrison.

Biden i është drejtuar atij, duke i thënë “ai shoku aty”.

Kjo ka ndodhur gjatë një video konference të mbajtur të mërkurën, për të shpallur paktin e sigurisë krijuar mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë.

Bideni pasi dëgjon fjalimin e kryeministrit britanik, kthehet nga ekrani tjetër ku pritej të fliste kryeministri australian, Scott Morrison, dhe meqë nuk e mbante në mend emrin e tij, i drejtohet atij me “ai shoku aty”.

Të ngjashme