Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.
Rama gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është një program që do të realizohet dhe se projektet e mëdha, pandemia dhe tërmeti pikat kryesore në program, shkruan tch.
Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta.
Qeveria “Rama 3” përbëhet nga:
1) Edi Rama- Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Të 16 emrat e propozuar nga Rama të prirë prej tij do të shkojnë në ditët në vijim për tu betuar në presidencë.