Lajme
Enver Hoxhaj: Kanë pritur se do ta mbyllim partinë, por ne kemi treguar diçka të jashtëzakonshme
Demokracia
19:03 | 11 Shkurt 2021

Share:

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka thënë se partia që e drejton ka treguar diçka të jashtëzakonshme, që sipas tij, duke qenë të goditur nga Gjykata Speciale kanë dalur me një platform për ta rimëkëmbë vendin.

Kështu deklaroi Hoxhaj në tubimin elektoral të PDK-së në Pejë, ku është prezantuar “Plani për Rimëkëmbje”.

“Krejt kanë pritur se PDK do ta pushojë aktivitetin, do ta mbyllim partinë, do të lodhemi, do të dorëzohemi, do ta ngrisim flamurin e bardhë. Por, ne kemi treguar diçka të jashtëzakonshme që duke qenë të goditur prej Gjykatës Speciale kemi dalë me një platformë për ta rimëkëmbë vendin, kemi shkruar një platformë për ta rimëkëmbë vendin”, ka thënë ai.

Hoxhaj në fund ka deklaruar se PDK është e vetmja parti që ka platformë për ta rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë, arsimin e drejtësinë./Demokracia.com/

Të ngjashme