Lajme
Haradinaj pas vërshimeve në Klinë: Gjendje alarmante
Demokracia
18:47 | 11 Shkurt 2021

Share:

Nga reshjet e shiu ditëve të fundit Kosova po përballet edhe me vërshime në shumë vende.

Kandidati për president, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, kanë vizituar fshatin Vollajkë, përcjell Demokracia.com

Haradinaj përmes një video të postuar në rrjetin social, Facebook ka treguar gjendjen e këtij fshati duke bërë apel nga institucionet qëndrore për mobilizim.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot së bashku me kryetarin e Klinës Zenun Elezi, vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të rreshurave të fundit. Gjendja është alarmante dhe bëj apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjehershëm me qëllim të intervenimit, përballjes dhe sanimit të kësaj hapësire nga pasojat e përmbytjeve.

Të ngjashme