Lajme
Një grua gjendet e vdekur afër xhamisë në Ferizaj
Demokracia
18:14 | 16 Shtator 2021

Share:

Një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë në Ferizaj.

Rastin për Demokracia.com. e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964”, tha Shabani.

Ai tha më tej se njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca./Demokracia.com/

 

Të ngjashme