Organizata joqeveritare “Democracy Plus” e cila pritet që të monitorojë zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar statistika rreth gjinisë dhe grup moshës së kandidatëve për deputetë.
Sipas hulumtimit të publikuar në Facebook, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021, janë certifikuar 1,052 kandidatë që do të garojnë për 120 vende. Prej kandidatëve të certifikuar, 358 (34%) janë gra dhe 694 (66%) janë burra, përcjell Demokracia.com.
Tutje në njoftim thuhet se më së shumti kandidate gra për deputete ka të grupmoshës 20-30 vjeçare, kurse burra nga 41-50 vjeçare.
Më poshtë gjeni më shumë detaje rreth hulumtimit:
Krahasimi i listave të kandidatëve për deputetë të ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021, janë certifikuar 1,052 kandidatë që do të garojnë për 120 vende. Prej kandidatëve të certifikuar, 358 (34%) janë gra dhe 694 (66%) janë burra.
Të ndarë sipas grupmoshave, më së shumti kandidate gra ka në grupmoshën 20 deri 30 vjeçare, kurse kandidatë burra në grupmoshën 41 deri 50 vjeçare. Të zbërthyer sipas subjekteve kryesore politike, janë si në vijim:
AAK më së shumti gra në grupmoshën 20-30 vjeçare (12), kurse burra në 51-60 (24);
LDK më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (14), kurse burra në 51-60 (23);
NISMA më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (14), kurse burra në 41-50 (24);
PDK më së shumti gra në grupmoshën 20-30 (10), kurse burra në 41-50 (25);
LVV më së shumti gra në grupmoshën 31-40 (17), e po ashtu edhe burra në po këtë grupmoshë (26)./Demokracia.com/
Krahasimi i listave të kandidatëve për deputetë të ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës
Në zgjedhjet e parakohshme për…
Posted by Democracy Plus on Thursday, February 11, 2021