Sport
Ballkanit iu bashkua sot “bomber” i ri, Solomon mban stërvitjen e parë me ekipin
Demokracia
14:38 | 16 Shtator 2021

Share:

Theophilus Solomon ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore nga Ballkani.

Ndonëse zyrtarizimi kishte ndodhur kohë më parë, sulmuesi nigerian i është bashkuar “portokallezinjve” tek sot, shkruan Demokracia.com.

Solomon ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore si futbollist i Ballkanit.

Faqja zyrtare e klubit suharekas ka ndarë disa fotografi gjatë stërvitjes së sotme të Solomon.

Ballkani pas katër ndeshjeve të para në elitën e futbollit kosovar ka grumbullar tetë pikë dhe ndan vendin e parë me Dritën. /Demokracia.com

Të ngjashme