Sport
Trepça inkuadrohet në Superligën e femrave
Demokracia
14:03 | 16 Shtator 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Trepça do të garojë në edicionin e ri në Superligën e Femrave.

Skuadra mitrovicase ka aplikuar pas Konkursit për Ëild Card nga Federata e Basketbollit e Kosovës për plotësimin e vendit të gjashtë për Superligën e Femrave, pas tërheqjes nga KB Vushtrria, përcjell Demokracia.com.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Trepça të garojë në Superligën e Femrave, pas plotësimit të kërkesave të shpallura në Konkurs.

Trepça edicionin e kaluar ishte renditur e gjashta në Superligën e Femrave, duke rënë në një kategori më poshtë, megjithatë, pas tërheqjes së Vushtrrisë, do të garojë në elitën e femrave. /Demokracia.com

Të ngjashme