Lajme
​Lajçak takon Lumir Abdixhiku
Demokracia
12:15 | 16 Shtator 2021

Share:

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim të takimit.

Lajçak gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Të ngjashme