Sport
Ronaldo ndërron vendbanimin në Manchester, shkak ishin delet që e zgjonin herët në mëngjes
Demokracia
12:13 | 16 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë ndërruar vendbanimin në qytetin e Manchesterit.

Arsyja është tejet interesante po aq edhe qesharake, raporton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Afër shtëpisë luksoze ku qëndronte ylli portugez me familjen e tij kullosnin edhe delet të cilat sipas mediumit anglez i zgjonin herët ata.

Sulmuesi portugez pas rikthimit te Manchester Unitedi u vendos në një shtëpi të madhe luksoze të një ish-futbollisti të Unitedit e cila posedonte 23 hektarë dhe vlente gjashtë milionë funte.

Cristiano Ronaldo u transferua te “Djajtë e Kuq” në merkaton e verës nga Juventusi.

36-vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Man Unitedi pasi ka realizuar tre gola deri më tani në dy takime. /Demokracia.com

Të ngjashme