Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.
Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Demokracia.com njoftoi se deri në orën 16:00, KQZ ka pranuar 15 mijë e 966 fletëvotime nga mërgata.
”Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, njofton Elezi.
Kujtojmë se të dilen më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet paralamentare në vend, ndërsa partitë politike gjatë ditës së nesërme do ta mbyllin fushatën zgjedhore./Demokracia.com