Lajme
Ngjarjet e ditës në Kosovë
Demokracia
07:00 | 16 Shtator 2021

Share:

Ngjarjet e ditës: 16 shtator 2021.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i kryetarit)

10:00
Instituti GAP publikon raportin “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendra për Shërbime të Integruara “One Stop Shop”).

10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bën lansimin e projektit: “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

10:00
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore publikojnë raportin “Testimi e Situatës së Diskriminimit ndaj Lezbikeve, Gejve, dhe Grave Rome në Fushën e Qasjes në Mallra dhe Shërbime dhe Qasjes në Strehim në Kosovë”. (Platforma “Zoom”)

13:00
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, prezanton programin elektoral për kryeqytetin. (Ish – Sheshi 21)

16:00
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të ngjashme