Lajme
30 të vdekur e 572 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Demokracia
17:58 | 15 Shtator 2021

Share:

30 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet kanë vdekur 30 persona e janë shënuar 572 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni janë testuar 4,511 të dyshuar për koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve e të fundit janë shëruar 694 pacientë, ndërkaq numri i rasteve aktive është 12,893.

Të ngjashme