Lajme
Konjufca e pret nesër në takim Lajçak
Demokracia
16:58 | 15 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka arritur për vizitë treditore në Kosovë.

Lajçak nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Konjufca do ta pres në takim Lajçakun në ora 8:45, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e kryekuvendarit Konjufca për ditën e enjte, 16 shtator 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Koha: 8:45

Vendi: Kabineti i kryetarit

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. ​/Demokracia.com/

Të ngjashme