Lajme
‘Jeta është më e shtrejtë se një votë’, FSSHK-ja i quan skandaloze propozimet për lehtësimin e masave
Demokracia
15:59 | 11 Shkurt 2021

Share:

Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u diskutua dhe propozua edhe mundësia e lirimit të masave anti-covid në vend.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës përmes një njoftimi ka kritikuar propozimin e Qeverisë duke e quajtur skandaloze dhe të papranueshme, përcjell Demokracia.com

FSSHK kërkon përgjegjësi kolektive që mbi të gjitha të respekohet jeta e qytetarit.

Njoftimi i plotë:

Skandaloze, e papranueshme lehtësimi i masave nga Qeveria në detyrë, aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon.

Andaj FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive,popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre.

Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës.

FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj.

Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja.

Jeta është më e shtrejtë se një votë./Demokracia.com

Të ngjashme