Lajme
AAK konfirmon se do të bëjë fushatë vetëm për 5 ditë
Demokracia
13:14 | 15 Shtator 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se partia e tij do t’i mbajë vetëm pesë ditë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Siç edhe u paralajmërua, Haradinaj ka thënë se kjo po bëhet për shkak të situatës aktuale me Covid-19, përcjell Demokracia.com.

“Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit”, ka shkruar tutje ai.

Njoftimi i plotë:

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.
Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.
Na priftë e mbara!

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/3002402256550835

Të ngjashme