Lajme
Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të krimeve të rënda “Nomada” dhe “Crystal Eagle”
Demokracia
12:58 | 15 Shtator 2021

Share:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërsa rasti i dytë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Crystal Eagle”, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të përfshirë 17 persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK, lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”  nga neni 390 paragrafi 1, i KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Crystal Eagle”, ku janë të përfshirë 10 persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”./Demokracia.com./

Të ngjashme