Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se jo vetëm se është i rrezikshëm për Kosovën, por edhe e ngadalëson procesin e anëtarësimit në BE.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani, ku edhe është duke qëndruar për vizitë zyrtare.
“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh. Serbia i nënshkruan marrëveshjet, por e ka problem t’i zbatojë ato. Nga pika politike dhe ekonomike, kjo është absolutisht e rrezikshme për Kosovën, Bosnjën e Malin e zi. Kjo iniciativë që u nis nga Novi Sad, nuk e përfshiu Kosovën si të barabartë me të tjerat shtete”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje ka shtuar se ideja për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.
Osmani foli më tej edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është Serbia ajo që nuk kontribuon në ecurinë e dialogut.
“Kosova gjithmonë ka kontribuar, përderisa Serbia nuk ka bërë asnjë propozim, bashkëpunimi ynë shihet çdo ditë, diçka që duhet të zgjidhet urgjentisht në dialog është çështja e të pagjeturve. Kemi pasur ushtrime ushtarake, të gjitha shtetet bashkëpunuan në ushtrime, përfshirë Greqinë, por ka vetëm një shtet që nuk ka pranuar të jetë pjesë e organizimit, dhe ajo është Serbia, dhe në të njëjtën ditë Serbia organizoi ushtrime me Rusinë në Bjellorusi”, tha Osmani./Demokracia.com/