Lajme
Nis pezullimi nga puna për personelin shëndetësor të pavaksinuar në Francë
Demokracia
12:08 | 15 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Punonjësit shëndetësor në Francë do të pezullohen nga puna që nga sot nëse nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19.

Shifrat zyrtare të publikuara javën e kaluar tregojnë se rreth 86% e këtyre personave janë vaksinuar ndërsa për pjesën tjetër pritet të merren masa si pezullimi nga puna.

Një muaj pas njoftimit, Santé Publique France vuri në dukje një rritje në vaksinimin e personelit shëndetësor. Mjekët e përgjithshëm kishin shkallën më të lartë të vaksinimit me 70.6% të tyre të vaksinuar plotësisht, ndërsa infermierët dhe ndihmës infermierët ishin rreth 43% të vaksinuar.

Kujtojmë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi në fillim të kësaj vere se i gjithë personeli shëndetësor dhe ata që punojnë në shtëpitë e pleqve duhet të vaksinohen deri më 15 shtator.

Këto masa u panë si një përpjekje për të rritur procesin e vaksinimit të njerëzve, në një kohë kur COVID-19 po përhapej në mënyrë shqetësuese.

 

Të ngjashme