Lajme
779 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale
Demokracia
12:00 | 15 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se është shënuar rënie e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:  Shënon ulje të sërishme numri i të spitalitalizuarve me COVID-19

Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Univeritare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë  779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105  pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 132 pacientë

Spitali i Gjilanit, 65 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë

Spitali i Ferizajt, 51 pacientë /Demokracia.com/

Të ngjashme