Lajme
Kurti: Procesi i Berlinit i mjaftueshëm që të mos ketë alternativa të tjera
Demokracia
16:44 | 14 Shtator 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë, se u konfirmua që procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e shteteve të ballakani Perëndimor.

Kështu tha kurti në një konferencë për medie, pas takimit me kancelaren Merkel në Tiranë.

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative”, ka thënë Kurti duke iu referuar edhe nismës për Ballkanin e Hapur, e të cilën Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën e kanë refuzuar. Në bisedat që pata unë theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendet tona theksova se janë elemente të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë, e para sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura që është kundër autokratëve, e treta ballafaqimi me të kaluarën, dhe e katërta reciprociteti i të drejtave të pakicave. Në bisedat që pata theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane-  pa vlera evropiane, pra fondet e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet patjeter që të paraprihen dhe të shoqërohen me vlerat e BE-së”, tha Kurti

Kurti shtoi më tej se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, pas 22 marsit kur u zgjedh qeveria e Kosovë dhe pas 4 prillit kur u zgjedh presidentja, shton se Kosova ka një stabilitet dhe këtë stabilitet institucional Kosova nuk e ka pasur prej që është shpallur pavarësia./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/539572660465620

Të ngjashme