Sport
Nuk respektuan vendimin prej 10 për qind të kapacitetit për shikues, Llapi përfundon në procedurë disiplinore
Demokracia
16:22 | 14 Shtator 2021

Share:

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 13.09.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së tretë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022.

Llapi ka përfunduar në procedurë disiplinore për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid19, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit të lëshuar nga FFK, llapjanët kanë tejkaluar 10 përqindëshin e kapacitetit maksimal të lejuar për tifozë me ç’rast ndeshja u ndërpre për pesë minuta.

“Inicim disiplinor ndaj FC Llapi. Motivi: Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com

Të ngjashme