Policia e Kosovë ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe në bashkëkryerje veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Në njoftimin e policisë thuhet se operacioni është realizuar në Podujevë, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e shtetit, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i policisë:
Ndërsa operacioni është realizuar në Podujevë, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e shtetit, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar.
Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet se të njëjtit duke vepruar në bashkëkryerje kanë falsifikuar dokumente zyrtare dhe përmes këtyre dokumenteve të falsifikuara në bashkëkryerje me të dyshuarin person zyrtar (noter), dyshohet se kanë tjetërsuar një parcelë.
Ndaj personave të dyshuar nga prokurori i PTH- Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim prej (48) orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe në bashkëkryerje veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”./Demokracia.com/