Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj 2 Korrikut për ta siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Mark Milicaj me dy gola dhe Labinot Osmani me një tjetër ndihmuar “Hithat” për të marrë ‘biletën’ drejt fazës së çerekfinales. Ndërkohë, Euron Leci realizoi golin e vetëm për skuadrën e 2 Korrikut.
Në çerekfinalen e Kupës së Kosovës më parë ishin kualifikuar edhe Prishtina, Llapi, Drenica, Istogu, A&N, Trepça ’89 dhe Feronikeli. /Demokracia.com