Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në Beograd kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në delegacionin që e priti kancelaren gjermane ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Thomas Schieb dhe ambasadorja e Serbisë në Gjermani Snezana Jankoviq, shkruan Tanjug.
Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nesër Merkel udhëton për në Tiranë, dhe përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Demokracia.com./
LEXO EDHE: