Lajme
Dëshironi të jetoni 1 vit në Mars? NASA kërkon katër vullnetarë
Demokracia
16:47 | 13 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

NASA po kërkon vullnetarë për të praktikuar jetën në Mars. Katër persona do të kalojnë një vit duke jetuar në modulin 3D.

Në këtë mënyrë stimulohen kushtet e jetesës në Mars dhe përgatiten vullnetarët.  Objekti i improvizuar ndodhet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA -s në Houston, Texas dhe është më i vogël se një fushë tenisi.

Ekuipazhi do të përballen me rrethana që ndodhin në Mars. Këtu përfshihen  vonesat e komunikimit të burimeve limite dhe dështimet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryejnë shëtitje të simuluara në hapësirë dhe do të kryejnë kërkime shkencore.

https://www.instagram.com/p/CTwe2_VqLlX/?utm_source=ig_embed&ig_rid=70cb6425-9a8d-4f26-ace2-fcd7ef33e3f0

NASA thotë se ky do të jetë një mision “fizikisht dhe mendërisht i kërkuar”. Dhe kërkesat e tij të aplikimit janë njësoj, përcjell abcnews.al. Për të marrë pjesë, duhet të jeni 30-55 vjeç, me diplomë Master në një lëndë STEM.

Aplikantët gjithashtu, duhet të kenë regjistruar një përvojë “2 vjeçare” profesionale në zonën e tyre ose  1 mijë orë si pilot i avioni.

NASA thotë se hulumtimi i saj do të ndihmojë në përgatitjen e rrugës për misionin njerëzor në Mars. Ky mision mund të nisë diku në vitin 2030.

Të ngjashme