Lajme
Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri tregon se çfarë u diskutua
Demokracia
16:08 | 13 Shtator 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përfunduar mbledhjen e sila është thirrur nga kryesia e kësaj partie, për të diskutuar për zgjedhjet lokale para takimit të subjekteve politike me Presidente Vjosa Osmani.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur para medieve se në mbledhjen e Kryesisë të kësaj partie diskutuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në pesë ditë të vetme.

“Sot u diskutua mbi çështjet që lidhen me procesin zgjedhor e 17 tetorit dhe iniciativën e LDK-së për shkurtimin e fushatës duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, duke e konsideruar të rëndësishme situatën me pandeminë dhe dështimin e qeverisë dhe jemi të gatshëm që fushatën me shkurtuar në pesë ditë të vetme duke ftuar edhe partitë politike që të ndërtojnë një kulturë konsensusi sepse jeta e qytetarit është më e rëndësishme. Nevoja e angazhimit të partive politike duhet të jetë në kulturën e konsensusit. Kryetari ka biseduar edhe me partitë politike, ku presim që 17 tetori të jetë një ditë e bardhë, që qytetarët me votua dhe m’i respektua masat, dhe të largohet logjika që të shtyhen zgjedhjet, kjo nuk bën me u lejua që me u thy Kushtetuta, zgjedhjet lokale nuk mund dhe nuk ka autoritet që t’i shtyjë ato”.

Haziri tha se mund të krijohet një ambient që të shkurtohet fushata./Demokracia.com/

Të ngjashme