Edicioni i ri në ligën më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve fillon këtë mesjavë.
Në program janë ndeshjet e xhiros së parë të fazës së grupeve, raporton Demokracia.com.
Natyrisht se vëmendja më e madhe do të jetë në disa takime ku përballen mesvete gjigantët e futbollit evropian dhe ndër favoritët për të triumfuar në rrugëtimin drejt trofeut të çmuar.
Kryendeshja e ditës së martë zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” me Barcelonën dhe Bayernin që do tregojnë “muskujt”.
Të njëjtën ditë, Man Unitedi udhëton në Zvicër për t’u ndeshur me Young Boys, Chelsea e pret Zenitin në Londër, e Juventusi luan ndaj Malmos si mysafir.
Një ditë më vonë pra të mërkurën, në fokus janë dy super derbi.
Interi – Real Madridi dhe dy rivalët e vjetër Liverpool – Milan janë ndër përballjet që pritet të sjellin spektakël në fushë.
ORARI:
E MARTË:
Sevilla – Salzburg
Young Boys – Manchester United
Barcelona – Bayern Munich
Chelsea – Zenit
Dyn.Kyiv – Benfica
Lille – Wolfsburg
Malmo FF – Juventus
Villarreal – Atalanta
E MËRKURË:
Besiktas – Dortmund
Sheriff Tiraspol – Shakhtar Donets
Atletico Madrid – Porto
Club Brugge – Paris Saint-Germain
Inter – Real Madrid
Liverpool – Milan
Manchester City – Leipzig
Sporting Lisbon – Ajax. /Demokracia.com