Lajme
Vdes 22-vjeçari pas aksidentit me motor në Suharekë
Demokracia
09:10 | 13 Shtator 2021

Share:

Një 22-vjeçar është aksidentuar mbrëmë për vdekje në fshatin Peqan të Suharekës.

Siç njofton Policia, i riu, i cili ishte duke e ngarë motorin, ishte përplasur me një kamionetë dhe më pas ka devijuar nga rruga.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme