Sport
Një gol i shënuar, një penallti e humbur: Mbyllet pjesa e parë në derbin e javës Milan – Lazio
Demokracia
18:54 | 12 Shtator 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës së tretë në Serie A ndërmjet Milani dhe Lazios.

Milani ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj kryeqytetasve italian, shkruan Demokracia.com.

Golashënuesi i vetëm në pjesën e parë ishte Leao që realizoi pas asistimit nga Rebic në minutën e 45-të.

Vlen të theksohet se Kessie humbi mundësi të artë ta dyfishonte epërsinë pasi dështoi nga 11 metërshi në minutën e pestë shtesë.

Iniciativa ishte në favor të “kuqezinjve” që rrezikuan portën e kryeqytetasve italian në disa situata.

Edhe Lazio në disa raste u tregua teper e rrezikshme me dy goditje në drejtim të portës.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është në fushë për mysafirët nga fillimi, ndërkaq sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ndodhet në stol. /Demokracia.com

Të ngjashme