Ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.
“Industrialistët” gëzojnë avantazhin minimal 0-1 në Merdarë në pjesën e parë, shkruan Demokracia.com.
Golin e vetëm të kësaj pjese e ka realizuar Gashi në minutën e dytë shtesë.
Ky fraksion kishte plot tetë minuta shtesë për shkak të ndërprerjes së ndeshjes për faktin se kishte shumë shikues të pranishëm në stadium për shkak të masave të reja kundër pandemisë me COVID-19. /Demokracia.com