Sport
Atletico Madrid merr fitore tejet të vështirë, i falet golit të minutës së nëntë shtesë
Demokracia
16:14 | 12 Shtator 2021

Share:

Atletico Madrid ka marrë një fitore shumë të vështirë në xhiron e katërt të La Ligas.

Të besuarit e Diego Simeones fituan 1-2 në udhëtim te Espanyoli që u promovua së fundmi në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 40-të të përballjes, me Atleticon që barazoi në 11 minutat e fundit me Carrascon.

Kur të gjithë u pajtuan që pikët të ndahen, ndryshe mendoi Lemar që realizoi për golin e tre pikëve në minutën e nëntë shtesë.

Kësisoj, kampionët në fuqi të Spanjës ndodhen në vendin e parë me 10 pikë, derisa Espanyoli është i 16-ti me dy të tilla. /Demokracia.com

Të ngjashme