Lajme
MASHTI nuk përjashton edhe mbajtjen e mësimit online
Demokracia
16:10 | 12 Shtator 2021

Share:

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Berdyna, ka thënë se mësimi online mbetet opsion.

Në një konferencë për medie, Berdyna tha se rikthimi në shkollë pas dy javëve është opsioni më i mirë, raporton Demokracia.com.

“Mësimi online është njëri ndër skenarët që e kemi detajuar në udhëzues. Synimi ynë mbetet që megjithatë, rikthimi të jetë në shkolla dhe i sigurt. Mësimi online është opsion por duam që ky të jetë më tepër përjashtim nga vendimi sesa vendim”, ka thënë ajo.

Qeveria ka marrë vendim po ashtu edhe për mbylljen e çerdheve deri më 26 shtator./Demokracia.com/

Të ngjashme