Një situatë dramatike ka ndodhur në një nga ndeshjet e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tifozët e pranishëm në stadium kanë shpëtuar një mace e cila ishte ngjitur në një pjesë të tribunës, ndërsa ra nga aty, përcjell Demokracia.com.
Lartësia ishte e madhe nga ku ra ajo mace, mirëpo fatmirësisht ishin disa tifozë që po e prisnin poshtë me një flamur amerikan.
Në momentin kur maceja ra në flamurin amerikan që po mbahej nga disa tifozë, të pranishmit e tjerë shpërthyen në festë.
Pamjet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale. /Demokracia.com
THE CAT IS SAFE pic.twitter.com/13Z9YMKmjc
— Barstool Sports (@barstoolsports) September 11, 2021