Sport
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në takimin Gjilani – Dukagjini
Demokracia
15:53 | 12 Shtator 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e xhiros së tretë ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit.

Rezultati pas 45 minutave të para vazhdon të mbetet i njëjtë 0-0, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Klina kishte disa raste të mira për të shënuar, derisa vlen të theksohet se Progni i Gjilanit ishte shumë pran golit kur pas goditjes me kokë centimetrat e shpëtuan Dukagjinin.

“Hithat” kishin katër goditje në drejtim të portës së Enea Koliçit, ndërsa “Skifterat” vetëm një.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit.

Sidoqoftë, skuadrat do të kërkojnë golin në fraksionin e dytë të lojës. /Demokracia.com

Të ngjashme