Sport
Ronaldo: T’i bashkohesha Man Unitedit, vendimi më i mirë që kam marrë
Demokracia
15:37 | 12 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo debutoi me dy gola në ndeshjen e parë me Manchester Unitedin pas rikthimit në “Old Trafford” pas më shumë se një dekade.

Ylli portugez shënoi dy gola në ndeshjen kundër Neëcastle Unitedit e cila u mbyll 4-1 për skuadrën e tij, shkruan Demokracia.com.

Në një intervistë për “Telefoot”, portugezi tha se bashkimi me “djajtë” ka qenë vendimi i tij më i mirë.

“Ky është vendimi më i mirë që kam marrë. Ishte koha e duhur,” tha Ronaldo.

“Dua të bëj histori, të ndihmoj Unitedin të ketë rezultate të mëdha dhe të fitojë trofe”, deklaroi tutje reprezentuesi i Portugalisë. /Demokracia.com

Të ngjashme