Sampdoria dhe Inter kanë barazuar 2-2 në takimin e javës së tretë në elitën e futbollit italian.
“Neurazurrët” ishin dy herë në epërsi në stadiumin “Luigi Ferraris”, por që vendasit gjetën forcën për ta ndalur një pikë në shtëpi, shkruan Demokracia.com.
Lojtari më i mirë në fushë sipas sajtit prestigjioz të vlerësimeve “Whoscored.com” ishte mesfushori Barella që u vlerësua me notën 7.4.
Handanoviq u vlerësua më së paku në radhët e “zikaltërve”. Slloveni mori notën 5.8.
Për Interin realizuan Dimarco dhe Martinez, ndërsa për nikoqirët shënuan Yoshida dhe Augello.
Interi me këtë barazim është në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Sampdori fitoi vetëm pikën e dytë në tri ndeshje dhe radhitet në pozitën e 13-të. /Demokracia.com