Më 13 dhe 14 shtator, Kancelarja gjermane do të bëjë udhëtimin e saj të fundit zyrtar në Ballkanin Perëndimor. Në Beograd dhe Tiranë ajo do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e qeverive dhe shoqërisë civile të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Demokracia.com ka siguruar agjendën e kancelares Angala Merkel, gjatë vizitës së saj në Beograd më 13 shtator dhe në Tiranë më 14 shtator.
Ndërsa siç ka njoftuar zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas agjendës që ka siguruar Demokracia.com, Merkel, të hënën me 13 shtator do të udhëtoj për në Beograd.
Ajo do të pritet në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd nga presidenti i serb, Aleksandër Vuçiq.
Mbërritja në aeroportin Nikola Tesla në Beograd dhe pritja nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Z. Aleksandar Vuçiq rreth orës 16 e 45.
Ndërsa në ora 18:00 Merkel do të takohet me përfaqësuesit e Shoqëria civile.
Ndërsa rreth orës 18:10 Merkel do të pritet me nderime ushtarake nga Presidenti i Republika e Serbisë
Ajo do të ketë edhe një bisedë kokë me kokë me presidentin serb, Vuçiq, ku më pas do të mbahet edhe një konferencë për media rreth orës e 18:50.
Po ashtu Vuçiq do të shtrojë një darkë për Merkel në “Villa Mir”.
Kurse, të martën me 14 shtator, Merkel do të udhëtojë për në Tiranë.
Merkel do to arrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 10:00.
Ajo do të pritet me nderime ushtarake nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në Pallatin e Brigadave rreth orës 10:30. Ku me pas Merkel do të ketë një takim ballë për ballë me kryeministrin Rama.
Me pas Kancelarja Merkel do të ketë takim me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi do të mbahet te Parku i Biznesit në Tiranë, rreth orës 12:30.
Në ora 14:30 Merkel do të shtrojë një drekë punë për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Në ora 14:00 Merke dhe Rama do të mbajnë një konferencë për media.
Ndërsa në ora 17:40 Merkel do të ketë bisedime politike dypalëshe me kryeministrat nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, pa pranin e mediave. /Demokracia.com/