Një veturë është kapluar nga zjarri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Pejë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:07 minuta është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës. Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Gashi.
Ai tha më tej se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij zjarri./Demokracia.com/