Lajme
Njëvjeçari vdes pasi goditet nga kamioneta në Prishtinë
Demokracia
18:08 | 11 Shtator 2021

Share:

Këmbesori 1-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Demokracia.com

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.

Tutje, Ahmeti bën të ditur se me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që po punohet në ndriqimin e rrethanave të aksidentit./Demokracia.com/

Të ngjashme