Lajme
Kërkohet paraburgimi i katër personave për marrje ryshfeti e shit-blerje të lëndëve narkotike
Demokracia
18:00 | 11 Shtator 2021

Share:

Kërkohet paraburgim për katër persona për marrje ryshfeti dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti i Krmeve të rënda kanë paraqitur kërkesë për caktim masash ndaj dy personave për veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ dhe ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit’, dhe dy persona për  ‘Blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, përcjell Demokracia.com

‘’Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet M.R., dhe E.R., në drejtim të veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës​ penale marrja e ryshfetit”, si dhe ndaj personave me inicialet L.T., dhe D.S., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, lidhur me nenin 275,  të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës’’, thuhet në komunikatë për media.

Sa i përket veprës penale për marrje të ryshfetit,prokuroria ka njoftuar se kanë marrë një sër hetimesh.

‘’Lidhur me çështjen penale të marrjes së ryshfetit, prokurori i rastit ka ndërmarrë një mori veprimesh hetimore, duke lëshuar urdhëresë par zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe në bazë të simulimit të veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare personit me inicialet M.R., (drejtor në AQP), ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë, e po ashtu, me aktvendim të prokurorit të kësaj çështje është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh edhe personi me inicialet E.R., për shkak se i njëjti dyshohet t’i ketë ndihmuar të lartcekurit në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndrësa vepra tjetër për shit-blerjen e narkotikëve Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture ka gjetur rreth 12 kg marihuanë.

‘Ndërsa, lidhur me çështjen penale të shit-blerjes së narkotikëve, sipas autorizimeve të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur rreth 12 kg, substancë narkotike e llojit marihuanë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e kontrollit të lokacioneve të banimit të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Prizren, me ç’ rast në banesën e të dyshuarit D.S., është gjetur një sasi prej 5.746.3 kg substancë narkotike, po ashtu, në këtë çështje penale janë sekuestruar një (1) veturë, dy (2) peshore, tre (3) telefona, 470 € dhe 200 lekë të Shqipërisë.Të dyshuarit L.T., dhe D.S, me aktvendim të prokurorit ndodhen nën masën e ndalimit pre 48 orësh’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Demokracia.com/

Të ngjashme