Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar sot 869 raste të reja me Covid-19 nga 5257 testime të kryera. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.
292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.
Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. /Demokracia.com/