Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati ka sqaruar se subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ më 13 shtator.
Murati përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se takimi është thirrur për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me procesin zgjedhor.
“Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor. Pra, për të diskutuar. Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq” ka shkruar Murati.