Sport
Vëmendja në Premierligë: Sot debuton Ronaldo, Rashica përballet me Arsenalin e Xhakës
Demokracia
10:17 | 11 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo vendosi të rikthehet te Manchester United pas 12 sezonesh mes Realit të Madridit e Juventusit dhe pasditen e sotme në orën 16:00 ka lënë takim me fansat e “djajve të kuq” në “Old Trafford”, në kuadër të përballjes me Newcastle United.

Ylli portugez, 5 herë fitues i Topit të Artë, arriti të fitojë gjithçka me Manchester United gjatë periudhës 2003-2009, megjithatë 12 vite më vonë rikthehet me të njëjtën dëshirë për të shtuar të tjerë trofe në palmaresin personal dhe atë të klubit.

Tani “topi” kalon në këmbët e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që do t’i duhet të menaxhojë mirë yjet që ka në dispozicion dhe t’i udhëheqë ata drejt suksesit të munguar prej vitesh në kampionat, por edhe në Europë.

Sfida Manchester United-Neëcastle do të startojë në orën 16:00, por sot sjell edhe disa ndeshje tjera joshëse.

Kështu në orën 13:30 luhet derbi i vogël londinez mes Crystal Palace dhe Tottenham.

Në orën 16:00, krahas Manchester United-Newcastle do të vijnë edhe përballjet mes Arsenalit të Granit Xhakës e Norwichit të Milot Rashicës. Xhaka në këtë takim nuk luan për shkak të kartonit të kuq në sfidën me Manchester Cityn. Ndërsa në orën 18:30 vëmendja do të zhvendoset në “Stamford Bridge” për ndeshjen Chelsea-Aston Villa.

Më poshtë orari i plotë i ndeshjeve të sotme: /Demokracia.com

 

Të ngjashme