Sport
Muriqi: Goli kur shënoj me Kosovën është i veçantë, me sjellë tjera emocione nga ai që shënoj me klube
Demokracia
20:48 | 10 Shtator 2021

Share:

Kosova në tri ndeshjet e shtatorit ka mbledhur katër pikë, e që janë të vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët së pari u ndeshen me Gjeorgjinë, derisa arritën fitore me rezultat 1:0 e ku golashënues ishte Vedat Muriqi. Sulmuesi shtatëlartë i siguroi edhe një pikë tjetër Kosovës në ndeshje me Greqinë e cila përfundoi 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa me Spanjën djelmoshat dardan pësuan humbje edhe pse ishte e pamerituar, duke marrë rastet e humbura nga të besuarit e Challandesit.

Sulmuesi i Lazio’s, Muriqi në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se golin kur e shënon për Kosovën e përjeton me ndryshe nga ata italianët.

“Kam luajtur në klube të mëdha si Fenerbahce, jam duke luajtur edhe te Lazio, por kur shënoj gol me Kosovën me të vërtetë është diçka shumë më ndryshe, e ndjej më shumë sepse shënoj për vendin tim, për atdheun tim dhe është diçka me të vërtetë jashtëzakonisht e mirë për mua personalisht dhe të jem për momentin golashënuesi më i mirë i Kosovës”, ka thënë Muriqi. /Demokracia.com

Të ngjashme